Sport

Debat i ashpër mes Mbappe-s dhe Jordi Alba-s: “Në rrugë, të vras”


Në ndeshjen e së martës mes Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain, kishte konflikte të mëdha.

Protagonist ishte autori i tre golave, Kylian Mbappe, dhe Jordi Alba, Gerard Pique nga ana e Barcelona-s.

Kjo ndodhi gjatë një korneri në zonën e katalanasve.

Alba iu drejtua Mbappe-s: “Po mundohesh të bëhesh më i madh se je.”

Mbappe ia ktheu: “Në rrugë, unë të vras ty.”

Pastaj, Alba iu drejtua shokut të skuadrës, Pique-s, duke ironizuar me Mbappe-n: “U mësua ky idioti, u mësua.”

Pique pastaj u kthye nga Mbappe: “Kë do e vrasësh ti?”

Mbappe përsërit veten, duke thënë përsëri: “Në rrugë, unë të vras ty.”

Kjo video vjen nga telivizioni spanjoll, Golazo De Gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore