Tokyo 2020

De Grasse fiton të artën në 200 metra


Finalja e fundit e ditës u zhvillua në 200 metra sprint.

Numri një i botës, Noah Lyles, hynte si favorit në këtë garë.

Sot do të përcaktohej kampioni i parë që nuk e ka emrin Usain Bolt në këtë event që nga viti 2004.

Andre De Grasse ishte thjesht shumë i shpejt në 50 metërshin e fundit.

Kanadezi arriti që në sprintin final t’i lë prapa të gjithë, duke vendosur një kohë 19.62.

Shumë afër ishte Kenneth Bednarek i Amerikës, i cili përfundoi i dyti me kohë 19.68.

Kampioni i botës, Lyles, përfundoi i treti më kohë 19.74.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore