Euro 2020

De Bruyne: Isha i lënduar, por ndjeva përgjegjësinë për të luajtur për vendin tim


Mesfushori i Belgjikës dhe Manchester City, Kevin De Bruyne ka thënë se ai luajti i lënduar në ndeshjen e çerekfinales të Euro 2020.

Ai ka thënë se e kishte të shqyer ligamentin, por vendosi të luaj në ndeshjen e humbur përballë Italisë, për shkak të dashurisë për kombëtaren.

30-vjeçari, Kevin De Bruyne, fillimisht ishte një dyshim për ndeshjen pasi pësoi dëmtimin në ndeshjen e raundit të 16-ave ndaj Portugalisë, por më vonë tregoi se ai luajti me dhimbje në humbjen 2:1.

De Bruyne tha pas disfatës: “Për mua personalisht kanë qenë katër ose pesë javë të çuditshme. Por veçanërisht dua të falënderoj stafin mjekësor.

“Ishte një mrekulli që luaja sot sepse kisha dëmtime te kyçi i këmbës. Një çarje në ligamentet e mia. Por unë ndjeva përgjegjësinë për të luajtur për vendin tim. Ndihem keq që nuk mund të bëja më shumë”.

Italia mposhti Belgjikën me epërsi minimale dhe do të përballet me Spanjën për finalistin e parë të Euro 2020.

Sipas ranglistës së FIFËS, Belgjika radhiteshin si kombëtarja më e mirë në botë, por lëndimet e shumta të De Bruyne e Hazard nuk i lejuan ata të tregojnë të gjitha forcat e tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore