Lajme

“Dashuria ime, s’duhet të jetë problemi yt”


Prishtina

Pjesëtaret e komuniteti LGBTI+ më Kosovë ende ndjejnë se janë të stigmatizuar nga shoqëria.

Shumica prej tyre, thonë ata, nuk mund ta zhvillojnë jetën normalisht, për shkak të presionit social.

Presion, që ka eskaluar me raste jo vetëm në gjuhë të urrejtjes, por edhe në dhunë.

Frika e tyre është se kjo gjuhë e njëjtë, tashmë ka kaluar edhe në institucione të shtetit.

Në kronikën e përgatitur nga gazetarja Annamorea Tiara Nixha, një pjesëtar i komunitetit, që ka dashur të mbes anonim, ka deklaruar se nevojitet ndryshim rrënjësor i kulturës së përgjithshme, që të mos diskriminohet tutje komuniteti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore