Lajme

DASH i kërkoi Lavrov-it të mos gënjejë


Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tërhoqi vëmendjen pas një deklarate të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, në të cilën ai u përpoq të justifikonte luftën kundër Ukrainës, duke e quajtur atë një gënjeshtër.

Price publikoi një reagim ndaj një postimi të ambasadës ruse në Britani me një deklaratë përkatëse nga ministri rus në Twitter.

Lavrov argumentoi se qëllimi i operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, në thelb është “të ndalojë çdo luftë që mund të shpaloset në territorin e Ukrainës ose mund të fillojë prej andej”.

Për të cilën Price u përgjigj se është “një gënjeshtër e plotë”.

“Operacioni special rus po nxit luftën në Ukrainë. Ukraina nuk dëshiron luftë”, u shpreh zyrtari amerikan.

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit. Putin, duke u përpjekur të justifikojë agresionin, njoftoi se po fillonte një “operacion ushtarak” për të “denazifikuar” dhe “çmilitarizuar” Ukrainën.

Gjatë 11 ditëve të agresionit, Forcat e Armatosura të Ukrainës eleminuan më shumë se 11 mijë pushtues rusë dhe shkatërruan qindra njësi të pajisjeve ushtarake të armikut.

Ushtria ruse sakaq po bllokon “korridoret e gjelbra” për evakuimin e njerëzve, duke provokuar një krizë humanitare në vendbanimet e pushtuara përkohësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore