Gatimi

Darka perfekte: Biftek në verë të kuqe


Nje pjate e shijshme

Ju sjellim darkën perfekte për festën e dashurisë – biftek në verë të kuqe. Ky vakt i shijshëm dhe gati i shpejtë do të mahnisë partnerin tuaj.

Përbërësit e nevojshëm:

biftek

mustardë

piper

verë e kuqe

kërpudha të freskëta

Përgatitja:

Skuqim biftekun e lyer me mustardë në një tigan, në shumë pak yndyrë.

E nxjerrim në një pjatë dhe mbi lëngun e mbetur të pjekjes kaurdisim kampionët e freskët të prerë në feta dhe i rregullojmë mirë.

Kur kërpudhat të zbuten, u hidhni verë të kuqe cilësore dhe pasi salca të vlojë, shtoni biftekun. Ziejini për dhjetë minuta dhe më pas shërbejini me pure patatesh ose makarona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore