Lajme

“Darka e Vonë” e kabinetit Kurti në vlerë prej 375 eurove


Kabineti i Qeverisë Kurti.

Në darkën e 31 majit të Zyrës së Kryeministrit Kurti, oktapod, levrek, salmon e biftek të shoqëruar nga verëra vendore e shampanjë italiane kishin qenë pjesë e tryezës të kabinetit Kurti.

Bëhet e ditur se kjo darkë ishte ngrenë në një nga restorantet në afërsi të Prishtinës, ndërkaq vlera e kësaj darke kishte kushtuar 375 euro, sipas faturës që ka siguruar KALLXO.com e që shpenzuar në emër të Zyrës së Kryeministrit, darka ishte paguar në ora 22:51.

Në këtë darkë qeveritare kishte dominuar ushqimi i detit.

Një salmon kishte kushtuar 12 euro, një oktapod 11 euro, dy levrek 22 euro si dhe tre biftek viçi në vlerë prej 51 eurove.

Shpenzimet e Qeverisë Kurti për muajt prill- tetor.

Një shishe me shampanjë italiane e llojit ‘Prosecco’ kishte kushtuar 16 euro.

Po ashtu, në këtë darkë ishin konsumuar katër shishe verë të llojit ‘StoneCastle’ të cilat kishin kushtuar 96 euro.

Gjatë kësaj darke ishin konsumuar edhe tetë antipasta speciale në vlerë prej 48 eurove, tetë salla rukolla në vlerë prej 36 eurove, tetë supa ditore në vlerë prej 24 eurove si dhe disa ushqime të tjera.

Ndryshe, në bazë të dhënave të shpenzimeve të Qeverisë Kurti, kryeministri ka shpenzuar afër 220 euro në muaj dreka për muajt prill- tetor të këtij viti.

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, është treguar më dorë lirë me shpenzime.

Gjatë periudhës prill-tetor, Bislimi ka shpenzuar 12 mijë e 700 euro, e që pjesa kryesore e këtyre të hollave kanë shkuar për bileta të aeroplanit, pasi Bislimi është edhe shef i negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore