Sport

Daka sulmuesi që po mahnit Austrin dhe gjithë Europën


Patson Daka është sulmuesi kryesor i RB Salzburg-ut në Austri, së bashku me shqiptarin, Mërgim Berisha. Lojtari nga Zambia ka tërhequr shumë vëmendje pasi është duke bërë një sezon të shkëlqyer me ekipin nga Bundesliga.

22-vjeçari, 1.83m i gjatë, luan si sulmues qëndre dhe është bërë një pikë referimi shumë e rëndësishme për ekipin. Deri tani është aktivizuar në 16 ndeshje në Bundesligën austriake, duke shënuar 18 gola dhe duke dhuruar pesë asiste.

Në total, është aktivizuar 1 mijë e 960 minuta ose e thënë ndryshe, në 29 ndeshje, në të gjitha kompeticionet. 25 gola dhe tetë asiste për tre herë kampionin e Bundesligës me Salzburg-un.

Sipas Transfermarket-it, Daka vlerësohet në tregun e transferimeve me 20 milionë euro dhe ka kontratë me austriakët deri në 2024.

Për lojtarin ka patur interes nga Milan-i në merkaton e kaluar të verës, por që nuk pati gjë konkrete. Ndërsa aktualisht ndiqet nga disa klube nga Premier Liga, mes të cilave edhe Manchester United-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore