Lajme

Daçiç: “Çanak mori para nga Gjukanoviçi për të shkaktuar dhunë dhe konflikt në Cetinë”


Ivica Daçiç, Kryetari i Kuvendit të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, akuzoi udhëheqësin e Lidhjes Social-demokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, se ka shkuar në Cetinë në rastin e kurorëzimit të Mitropolitit Joanikije me “qëllimin e nxitjes së konfliktit dhe dhunës kundër Kishës Ortodokse Serbe”.

Ai tha se për këtë Çanak ka “marrur para” nga Presidenti I Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

“Aty ai s’ka shkuar si tifoz, por që të inkurajojë dhunë kundër Kishës Ortodokse Serbe. Çfarë mbështet ai, që Mitropoliti dhe Patriarkana duhet të ndalohen që të shkojnë në Manastirin e Cetinës?. Ai, sikurse Millo Gjukanoviç, mbijetojnë vetëm me incidente”, ka thënë Daçiç në Prva TV.

Kreu i Kuvendit të Serbisë ka vazhduar ofendimet e zakonshme ndaj Çanakut duke e quajtur “turp për popullin serb”.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk u kërkoi autoriteteve serbe të arrestonin Çanakun, por autoritetet në Podgoricë, sepse, siç tha ai, do te ishte “shkatërrimi i rendit kushtetues të Malit të Zi”.

“Canak përbën rrezik për Malin e Zi. Çfarë kërkon ai atje? Ju mbani mend sa serbë u kthyen nga kufiri, dhe ai shkoi atje me synimin për të nxitur konflikte. Prandaj thash se do të ishte mirë që edhe ata ta fusin në listën e njerëzve që janë të padëshirueshëm në Mal të Zi ”, tha Kryetari i Kuvendit të Serbisë.

Ndërkaq Çanak dje deklaroi se kurorëzimi i Mitropolitit Joanikije në Manastirin e Shën Pjetrit të Cetinës, ishte turp i turpit, dhe e mbështeti revoltën qytetare ndaj kësaj ndodhie.

Ndërsa për akuzat e Daçiç, ai përgjigj se në fakt ai duhet të jetë ai që “duhet arrestuar”.

“Unë mendoj se Ivica Daçiç duhet të arrestohet kur të hyjë në Mal të Zi dhe të ndalohet hyrja sepse ai po përhap ideologjinë që e vendos Malin e Zi në një pozitë për ta bërë këtë të ndodhë. Unë nuk do të merrem fare me këtë. Personalisht, unë mendova se Ivica Daçiç duhet të ndalohet të merret me politikë në vitin 2000 në bazë të llotarisë dhe angazhimit të tij politik deri në vitin 2000. Megjithatë, kjo nuk u kuptua dhe ai njeri është marrë me politikë për 21 vjet pa pengesa”, komentoi Canak deklaratën e Daçiqit.

Ndërsa për ngjarjet e djeshme, Çanak, edhe u shpreh se veprimet e policisë ndaj protestusve dhe mbrojtja e dorës së parë që i bë metropolitit thjesht ishin të pabesueshme.

Kurërozimi i Mitropolitit Jonaikije në Manastirin e Shën Pjetrit të Cetinës që u kundërshtua ashpër

Të dielën e 5 shtatorit, Kundër vullnetit të malaziasve, dhe përkundër protestimeve të mëdha nga qytetarët e Cetinës, u fronësua Mitropoliti Joanikije, me mbrojtje të dorës së parë shtetërore të Malit të Zi.

Për këtë gjë reagoi i indinjuar edhe Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili qeverinë malaziase e quajti “qeveri që u garanton realizimin e interesave shtetërore serbe dhe nacionalizmin serb përmes Kishës Ortodokse Serbe”.

“Sot në Cetinë ishim dëshmitar të një turpi të madh nga Kisha Ortodokse Serbe bashkë me Qeverinë e Malit të Zi, dhe barabartë në tërë historinë e Kishës Ortodokse. Duke abuzuar brutalisht me burimet shtetërore, ushtrinë dhe policinë, dhe duke përdorur forcë të papërshtatshme kundër qytetarëve të mbledhur paqësisht në kryeqytetin malazias, qeveria malaziase fronësoi Mitropolitin Joanikije”, u shpreh përmes një videomesazhi, Gjukanoviç.

Kreu i shtetit malazias e quajti “njeri të padinjitetshëm” atë njeri i cili “përmes një helikopteri vjen në kryeqytetin malazias nën mbrojtje jelekëve anti-plumb” dhe kështu ”e turpëron fronit e Shën Pjetrit të Cetinës”.

Gjukanoviç mbajti anën e protestuesve duke thënë se ata mbrojtën dinjtetin e qytetit dhe vendit të tyre.

“Kjo dëshmohet më së miri nga fakti se pavarësisht provokimeve të rëndësishme që pësuan, qytetarët e mbledhur nuk e lejuan veten të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e Kryeqytetit dhe Malit të Zi, dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e ndonjërit prej qytetarëve të mbledhur, përfshirë anëtarët të autoriteteve malazeze të sigurisë”, tha Gjukanoviç.

Presidenti malazias tha se kjo është fundi i respektit që Kisha Ortodokse Serbe ka gëzuar në Mal të Zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore