Shqipëria

Çuçi-Veliaj inspektojnë zyrën e Gjendjes Civile, pas mbylljes së sporteleve


Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, së bashku me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të mërkurën e 11 majit ishin në zyrat e Gjendjes Civile në Njësinë Nr.8 për të parë nga afër mbylljen e sporteleve fizike pas kalimit të shërbimeve online.

“Ndër shërbimet publike kryesore janë gjithashtu edhe tetë shërbime të Gjendjes Civile që kanë kaluar online. Disa shërbime specifike jepen ende në sportelet fizike, sepse e kërkon ligji dhe duhet të zbatojmë detyrimin ligjor”, tha Çuçi.

Gjatë vizitës, Ministri u shpreh se përpara majit korridoret e këtij institucioni ishin “plot”.

Më tej, ai tregoi se po punohet për të kaluar gjithashtu online edhe pjesën e shërbimeve që ofrohen nga bashkitë në të gjithë vendin.

Në përmbyllje, ai u shpreh se, që prej 1 majit, 95% e shërbimeve jepen online.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore