Përballje

Crystal Palace barazon në frymën e fundit kundër Manchester United


Ndeshja e xhiros së shtatë në Premier League mes Crystal Palace dhe Manchester United përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Kjo ishte ndeshja e tetë radhazi pa humbje për Manchester United, të cilët janë në një formë shumë të mirë.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga “djajtë e kuq”, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi, që nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në fund të pjesës së parë, në minutën e 43-të, me anë të Bruno Fernandes.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 92-të, Crystal Palace shënoi golin e barazimit, për të ia pamundësuar fitoren “djajve të kuq”

Manchester United radhitet në pozitën e tretë me 39 pikë, po aq sa Manchester City, por kanë një ndeshje më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore