Lajme

Covid/ Franca dhe Polonia marrin masa shtesë


Franca dhe Polonia kanë rikthyer kufizimet duke izoluar pjesërisht disa zona me risk të lartë infektimi nga Covid-19.

Rreth 21 milionë njerëz në 16 zona të Francës, përfshi Parisin, janë infektuar dhe një valë e tretë e virusit është e pritshme.

Në Poloni, dyqanet jo të domosdoshme, hotelet, godinat kulturore dhe sportive janë mbyllur për tre javët e ardhshme. Polakët po përballen me rritjen më të lartë të rasteve të reja që prej nëntorit.

Rastet e reja janë rritur edhe në Gjermani. Kancelarja në largim, Angela Merkel, ka paralajmëruar marrjen e masave të reja në disa pjesë të superfuqisë evropiane.

Procesi i vaksinimit ndërkohë vazhdon në gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Me aprovimin e vaksinës AstraZeneca dhe dhënien e dritës jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pas dyshimeve se ajo nuk është efikase, procesi po merr hov dhe po sheh rritje ditore të vaksinimeve.

Pavarësisht këtij lajmi, disa vende mbeten skeptike për vaksinën britanike. Shqipëria, në mes tyre, ku janë shfaqur zëra kundër AstraZeneca-s.

Kryeministri Edi Rama gjithsesi nuk ka ngurruar të përgënjeshtrojë çdo spekulim mbi dozat e Oxfordit. Ai e ka mbrojtur kompaninë britanike duke thënë se “partia që ka ardhur në Shqipëri nuk i përket serisë që ka rezultuar problematike”.

Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda kanë rinisur përdorimin e dozave të AstraZeneca-s. Nga ana tjetër, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia ende jo. Më shumë kohë është kërkuar nga vendet nordike për të marrë këtë vendim.

E gjithë bota numëron 122 milionë raste me Covid-19. Prej tyre, 69 milionë janë shëruar.

Vdekjet botërisht ndërkohë janë në 2.69 milionë njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore