Lajme

Covid-19 dhe masat shtrënguese nuk do të zhduken


Gjasat janë se Covid-19 nuk do të zhduket asnjëherë tërësisht, por, ashtu si gripi sezonal, ai do të jetë një sëmundje e radhës e menaxhueshme.

Kështu mendon një profesor i mjekësisë, Roland Kao, i cili për median evropiane “Euronews”, tregon mbi mundësitë reale që njerëzit, do të duhet të bashkëjetojnë me Covid-19.

“Është e njëjta ndodhi si ajo e gripit sezonal përpara 100 vjetësh”, mendon Kao. “Mjafton të shohësh valët e infektimit, të cilat janë të ngjashme. Rëndesë në dimër dhe qetësim situate në pranverë. Kjo mund të ndodhë”.

Pritshmëri gjithsesi ka edhe mbi zhdukjen tërësore të Covid-19. Por, për këtë, Kao mendon se do të duhet një kohë shumë e gjatë.

Mbi 3.7 milionë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Ndër të tjera, mendohet se shumë vdekje për shkak të virusit janë të paraportuara dhe të tjera ende, të ndodhura jashtë kushteve të regjistrimit të vdekjeve.

Rreth 175 milionë persona në gjithë botën kanë kaluar zyrtarisht Covid-19. Kjo shifër gjithsesi, mendohet të jetë shumë më e lartë se kaq.

Një çështje tjetër mbi vaksinimin, është edhe fakti se mutacione të ndryshme janë prodhuar si variante të Covid. Në Indi, një variant i ri u kthye shpejt në makthin e radhës të gjithë botës. Ai britanik ishte po ashtu shqetësues.

Por, mbi to, një pjesë e vaksinave e kryejnë efektin. Këtë e pohon edhe Dr. Jerry Harries, shefi ekzekutiv i Agjencisë Britanike për Sigurinë Shëndetësore.

“Ndërkohë që numri i varianteve Delta rritet, mbrojtja më e mirë është ajo e vaksinimit”, theksoi ai. “Gjithsesi, edhe pse vaksinimi e ul riskun, ai nuk e zhduk tërësisht”.

Pikërisht për këtë shkak, mund të ndodhemi në situatën kur, me Covid-19, do të na duhet të bashkëjetojmë gjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore