Lajme

COP26/ Autoritetet iraniane do të ratifikojnë marrëveshjen e Parisit, nëse hiqen sanksionet ndaj tij


Qeveria iraniane do të ratifikojë marrëveshjen historike të Parisit, për ndryshimet klimatike, vetëm nëse hiqen sanksionet kundër tij.

Kështu ka njoftuar udhëheqësi i lartë, Ali Salajegheh, për median shtetërore britanike, BBC.

Ai tha se sanksionet po e pengojnë Iranin në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Irani është emetuesi i tetë më i madh i dyoksidit të karbonit CO2 në botë, edhe pse është një nga vendet e pakta që nuk e ratifikon paktin e Parisit.

Emetimet janë rritur në vitet e fundit, pasi investimet jashtë shtetit, në energjinë e rinovueshme, kanë dështuar.

Qeveria, gjithashtu, ka shtypur me dhunë protestat për mungesën e ujit.

Ndërsa presidenti i vendit, Ebrahim Raisi, ka zgjedhur të mos vijë në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike në Glasgow.

“Irani është ndikuar nga ndryshimet klimatike si çdo vend tjetër në botë”, ka deklaruar Salajegheh.

Sipas tij, “janë reduktuar reshjet e shiut në vit dhe prurja e ujit në lumenjtë është ulur me 40%”.

“Kjo ​​ka ndikuar në bujqësinë e vendit dhe në ujin industrial e të pijshëm”.

Megjithatë, Irani është kritikuar për dëme në furnizimin me ujë, duke hapur mbi një milion puse dhe ndërtuar rreth 700 diga.

Për çështjen e marrëveshjes së Parisit për klimën, Salajegheh tha se pakti duhej të ishte “rrugë me dy drejtime”.

Por a mund t’i besohet Iranit për ndryshimet klimatike?

Vendi fillimisht kanë deklaruar se, edhe nëse sanksionet nuk hiqen, premtojnë se CO2 do të reduktohej.

Realiteti është disi ndryshe.

Ndotja e karbonit në fakt është rritur dhe gjendja e vendit është vlerësuar si “kritike” për ndryshimin e klimës nga Climate Action Tracker.

Gjithashtu, Irani nuk ka paraqitur një plan për uljen e karbonit që nga viti 2015.

Ekspertët thonë se emetimet e tyre ka të ngjarë të rriten me 50% deri në vitin 2030.

Si një vend që është masivisht i varur nga eksportet e naftës dhe gazit, si do të përballet Irani në një botë që ka të ngjarë të shohë një kërkesë në tkurrje për lëndë djegëse fosile?

Ndërsa pjesa tjetër e botës është e përfshirë në diskutimet për shkurtimin e karbonit dhe rritjen e financave për botën në zhvillim, ka pak vend për debate me Iranin.

Përfaqësuesit e vendit janë këtu për të bërë një pikë në lidhje me sanksionet.

Tani për tani, ata thonë se nuk mund t’i bashkohen luftës globale kundër ndryshimeve klimatike. Por ata duan që kjo të ndryshojë.

 

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore