Lajme

Leyen te COP26: Frenimi i metanit, më pak sfiduesi


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der, ka thënë se ulja e emetimeve të metanit “është një nga gjërat më efektive që mund të bëjmë” për t’iu përmbajtur një rritjeje prej 1.5 gradë celcius në temperaturat mesatare globale.

Këtë, ajo e ka pohuar teksa fliste në samitin e klimës, COP26, në Glasgow, me presidentin amerikan Joe Biden.

“Nuk mund të presim për vitin 2050, duhet të shkurtojmë shpejt emetimet”, ka ravijëzuar ajo, duke shtuar se kjo është ndër gjërat më pak sfiduese e më pak të vështira për t’u arritur.

Sipas saj, “potenciali më i madh” për frenimin e niveleve të metanit vjen nga sektori i energjisë.

Kështu, ka shpallur zotimin global të metanit, i cili përfshin më shumë se 80 vende.

Të gjithë ata zotohen të reduktojnë emetimet e metanit me 30 për qind deri në vitin 2030.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore