Lajme

Samiti i klimës ‘COP26’ dhe shumë pyetje rreth ngrohjes globale


Konferenca e 26-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e cila po mbahet në Glasgow të Skocisë, është përshkruar gjerësisht si një nga më të rëndësishmet sa i takon trajtimit të ngrohjes globale.

Në këtë samit morën pjesë 120 krerë shtetesh dhe qeverish.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve britanike “BBC”, Check Chris Morris, njëkohësisht ambinetalist, iu përgjigj disa prej pyetjeve, të cilat shqetësojnë shumë njerëz nga mbarë bota.

Sa do të ndikonte, konsumimi me kriter i mishit, apo numri i kufizuar i udhëtimeve në mjedis?

Sipas Chris Morris: “Ngrënia e mishit (veçanërisht viçi) dhe udhëtimi me avion kanë të dyja një ndikim të konsiderueshëm mjedisor”.

Më tej, ai sjell një shembull: konsumimi i një ose dy hamburgerëve në javë për një vit çliron të njëjtën sasi të gazeve serrë sa ngrohja e një shtëpie në Mbretërinë e Bashkuar për 95 ditë.

Një fluturim ekonomik me kthim nga Londra në Nju Jork prodhon rreth 0.67 tonë dyoksid karboni. Kjo është veç 11 për qind e emetimeve mesatare vjetore për dikë në Mbretërinë e Bashkuar.

Zgjidhja, sipas Chris Morris: “vendosja e sasive të detyrueshme për konsumimin e mishit ose numrin e fluturimeve do të sillte një ndryshim”.

Megjithëse, vë theksin se ka pak mbështetje politike që kjo të ndodhë.

Fokusi duhet të jetë në inkurajimin e ndryshimit të sjelljes.

“Komiteti i Ndryshimeve Klimatike, në Mbretërinë e Bashkuar – i cili këshillon qeverinë – ka rekomanduar që njerëzit duhet të konsumojnë 20% më pak mish dhe bulmet deri në vitin 2030 dhe 35% më pak deri në vitin 2050”.

Po ashtu, njerëzve u kërkohet të mendojnë për më pak fluturime.

Pse nuk mund të kemi një fond ndërkombëtar për të ndihmuar vendet më të varfra të arrijnë emetimet zero të karbonit?

“Kjo është pjesërisht ajo që ka të bëjë me debatin aktual mbi financat e klimës”, u përgjigj Check Chris Morris.

Në vitin 2009, vendet e pasura thanë se do të siguronin 73 miliardë paund (100 miliardë dollarë) çdo vit për botën në zhvillim deri në vitin 2020.

Por ata nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin premtimin e tyre. Tani po sugjerojnë se do ta përmbushin këtë objektiv vetëm në vitin 2023.

Vendet më të varfra kanë nevojë për këto para, për të ndihmuar në trajtimin e efekteve të ndryshimeve klimatike me të cilat po përballen momentalisht.

Gaye Schmidt nga Australia, shtroi pyetjen: nëse janë njerëzit që shkaktojnë ndryshimet klimatike, çfarë po bëhet për të ndaluar mbipopullimin?

“Mbipopullimi nuk po shkakton ndryshime klimatike. Përkundrazi, është emetimi i tepërt i gazrave serrë që po ngrohin planetin. Dhe 1% më i pasur i popullsisë së botës është përgjegjës për më shumë emetime të karbonit sesa 50% e të varfërve”.

Është e vërtetë se popullsia e planetit nuk mund të vazhdojë të rritet pafundësisht, sepse ka një numër të kufizuar burimesh në dispozicion. Por konsumi i tepërt ka luajtur një rol më të madh në ndryshimin e klimës sesa një popullsi në rritje globale.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara në fillim të këtij viti u tha se përpjekjet për të reduktuar sasinë e metanit duhet të përqendrohen në zvogëlimin e tyre në puset e gazit, uljen e mbetjeve dhe humbjeve ushqimore, përmirësimin e menaxhimit të bagëtive dhe inkurajimin e konsumatorëve për të adoptuar dieta me pak mish dhe bulmete.

A ka ndonjë efekt pozitiv të ndryshimit të klimës?

Mund të ketë disa ndikime pozitive afatshkurtra për ngrohjen globale, por shkencëtarët e klimës nuk kanë një përgjigje deri më tani”, tha ambinetalisti.

Megjithatë, hulumtimi i publikuar vitin e kaluar sugjeroi se ky efekt tashmë po zbehet dhe çdo ide që mund të kufizojë disi ngrohjen e ardhshme nuk mbështetet nga provat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore