Sport

Conor McGregor në WWE?


Thashethemet se Conor McGregor do të provojë Federatën Botërore të Mundjes dhe Zbavitjes (World Wrestling Entertainment/WWE), nuk përbën risi por, fjalët e bashkëkombasit të tij Stephen Farrelly si dhe mundësi profesionist i WWE, tregojnë se “çështja është ‘kur’ jo ‘nëse’”.

Stephen Farrelly, ndryshe i njohur si ‘Sheamus’, në botën e spektaklit të WWE, foli për ‘Digital Spy’:

“Ai [Conor McGregor] e ka ngacmuar disa herë kalimin në WWE” – tha Sheamus dhe vazhdoi – “Conor-i është ende aktiv, është djal që ka fituar tituj e çmime, pra, ka arritur shumë. Unë mendoj se ai është lloji i njeriut që guxon  gjithmon të provojë aktivitete të ndryshme.

Mendoj se WWE do t’i përshtatet më së miri. E ke parasysh, ne kemi pasur disa personalitete të sporteve që kanë ardhur e kanë ikur, si për shembull Floyd Mayweather. Ndaj nuk mendoj se do të shohim vetulla të ngritura nëse Conor-i vendos të vijë”, tha Sheamus.

Ndërsa pasi u pyet nëse disponon ndonjë informacion zyrtar të këtij thashethemi, Sheamus u përgjigj:

“Sinqerisht, nuk mendoj së bëhet fjalë nëse do të vij apo jo por, më tepër bëhet fjalë se kur do të vijë”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore