Sport

Conference League/ 32 skuadra zbresin në fushë, Roma pranë kualifikimit


E enjtja e 21 tetorit do të sjellë 16 sfida në Conference League. Mes 32 skuadrave që do të zbresine në fushën e blertë janë edhe Roma e Jose Mourinoho-s, Tottenham-i, Union Berlin-i, Rennes-i apo dhe Feyenoord-i.

Ndeshjet do të jenë të treta në fazën e grupeve. Roma, Partizan-i i Beogradit, Gent-i dhe Kobenhavn-i jane të vetmet skuadra që kanë fituar dy ndeshjet e para.

Grupi A

Finlandezët e HJK-së do të presein izraelitët e Maccabi Tel Aviv-it. Një pikë më shumë kanë miqtë në renditje, që mbajnë dhe kreun me katër pikë.

Alashkert-i do të presë austriakët e LASK-ut në Armeni. Vendasit nuk kanë asnjë pikë në renditje. Miqtë kanë grumbulluar katër pikë.

Grupi B

Anorthosis Famagusta e Qipros do të presë Flora-n e Talinit. Të dy skuadrat ende nuk e kanë shijuar pikën e parë në fazën e grupeve.

Përballja tjetër e këtij grupi mes Partizan-it te Beogradit dhe Gent-it do të jetë një sifdë për vendin e parë. Skuadrat kanë fituar të dy ndeshjet e para.

Grupi C

Bodo/ Glimt-i do të presë Roma-n. Edhe ky një duel për vendin e parë. Katër pikë kanë në renditje norvegjezët, kundrejt gjashtë të italainëve.

CSKA Sofia do të presë në Bullgari ukrainasit e Zorya Luhansk-ut. Një pikë ka në renditje CSKA-ja. Për miqtë ende nuk ka pikë në renditje.

Grupi D

CFR Cluj do të përballet me AZ Alkmaar-in e vendit të parë. Një pikë kanë vendasit, kundrejt katër të miqëve.

Çekët e Jablonec-it do të përballen me danezët e Randers-it. Tre pikë kanë vendasit në renditje. Një pikë më pak kanë miqtë.

Grupi E

Një duel “titanësh” për vendin e parë do të jetë ai mes Feyenoord-it dhe Union Berlin-it. Holandezët kanë katër pikë në renditje. Gjermanët kanë tre pikë.

Izraelitët e Maccabi Haifa-s do të përballen me Slavia-n e Pragës. Një pikë kanë vendasit në tabelën e renditjes. Për miqtë janë tre pikë dhe vendi i dytë në renditje.

Grupi F

Një tjetër përballje për vendin e parë do të jetë ajo mes Kobenhavn-it dhe grekëve të PAOK-ut. Gjashtë pikë kanë danezët në renditje. Për skuadrën nga Selaniku janë katër pikë dhe vendi i dytë në renditje.

Përballja e dytë në këtë grup do të jetë ajo mes Slovan Bratislava-s dhe Lincoln Red Imps-it. Një pikë kanë vendasit në renditje. Për modestët nga Gjibraltari nuk ka asnjë pikë në renditje.

Grupi G

Sllovenët e Mura-s do të përballen me francezët e Rennes-it. Asnjë pikë nuk kanë vendasit në renditje. Për miqtë janë katër pikë dhe ndajnë vendin e parë me Tottenham-in.

Vittese do të përballet me Tottenham-in. Holandezët kanë tre pikë në renditje. Një pikë më shumë kanë anglezët.

Grupi H

Qarabag-u do të përballet me Kairat Almaty-n. Azerbajxhanasit kanë katër pikë në renditje dhe ndajnë vendin e parë me Basel-in. Kazakët kanë një pikë.

Basel-i do të presë Omonia-n e Nikosias. Katër pikë kanë zviceranët në rendijte. Qipriotët kanë një pikë.

Conference League do të rikthehet me ndeshjet e javës së katërt të fazës së grupeve në muajin nëntor. Pikërisht më 4 nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore