Lajme

Çmimi i Bitcoin-it rritet mbi 35 mijë dollarë


Çmimi i Bitcoin-it arriti mbi 35 mijë dollarë të martën, me datë 5 janar.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh me luhatje se në cilin drejtim do të shkonte tregu.

Bitcoin u rrit me gati 12% të martën e 5 janarit.

Kriptomonedha theu rekordin e mëparshëm prej 34 mijë e 544 dollarësh të vendosur të dielën e mëparëshme.

Gjatë këtyre ditëve, çmimi i Bitcoin-it u luhat midis 32 mijë e 500 dollarëve dhe 34 mijë e 500 dollarëve.

Kjo luhatje u pasua nga një rënie e shpejtë në 28 mijë dollarë.

Bitcoin vendosi një maksimum të ri të të gjitha kohërave prej 35 mijë e 106 dollarësh.

Me rekordet e reja, drejtimi i tregut duket më i qartë.

Rritja e fundit e Bitcoin-it vjen pas rezultateve nga zgjedhjet në Georgia.

Sipas disa analistëve, një Kongres i kontrolluar nga Demokratët mund të zgjerojë më tej problematikat në lidhje me inflacionin dhe kriptomonedhat./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore