Lajme

Clark: Kosova ka nevojë për ndihmën e Amerikës


Wesley Clark

Ndërsa më 24 mars është shënuar 25-vjetori i fillimit të fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s në caqet serbe, ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili ishte në krye të kësaj fushate ka deklaruar se ndihet shumë krenar për gjithçka që Kosova ka bërë në aspektin ekonomik, politikë, si dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në vlerësimin e ish-komandantit të forcave evropiane të NATO-s, Kosova është shembull i shkëlqyer i vlerave të demokracisë.

Duke potencuar situatën e rënduar gjeopolitike në botë, Clark ka potencuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për të gjithë miqtë e saj.

“Edhe Kosova ka nevojë për ndihmën e Amerikës. Kur udhëtoj nëpër botë, kur shqiptarët e Kosovës më kujtohet rëndësia e lirisë, rëndësia e guximit dhe vendosmërisë dhe rëndësia e luftës për mbrojtjen e familjeve, mbrojtjen e vlerave”.

25 vite më parë, filloi bombardimi i caqeve policore e ushtarake serbe nga forcat aleate të NATO-s, për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, fushatë e nisur nga Presidenti fashist i Serbisë, i njohur si Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Pas refuzimit të palës serbe për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes, e cila kishte si qëllim zgjidhjen paqësore të konfliktit në mes të Kosovës (atëherë krahinë e Serbisë në kuadër të Jugosllavisë) dhe Serbisë, ndodhi ajo që ishte paralajmëruar – bombardimi i Serbisë.

Delegacioni i palës shqiptare të Kosovës në Konferencën e Rambujes, që përbëhej nga: Hashim Thaçi – si udhëheqës i delegacionit dhe përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibrahim Rugova – kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Veton Surroi – përfaqësues i shoqërisë civile dhe Rexhep Qosja, për dallim nga pala serbe, kishin pranuar ta nënshkruanin Marrëveshjen.

Arsyet e ndërhyrjes së NATO-s ishin shpërngulja dhe dëbimi me dhunë i popullsisë civile shqiptare dhe spastrimi etnik që po kryhej nga regjimi i Serbisë, pra e drejta humanitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore