Muzikë

Cila është kënga më e shitur në gjashtë muajt e parë të vitit?


Jemi në gjysmë të vitit dhe rezultatet tregojnë se kënga “Flowers” e Miley Cyrus është kënga më e suksesshme e vitit deri më sot, derisa pesë këngët më të shitura të vitit janë për herë të parë në historinë e klasifikimeve, të gjitha nga artistet femra.

Kompania Official Charts, organizata britanike që përpilon tabela të ndryshme zyrtare të rekordeve në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Francë, ka njoftuar se kënga jashtëzakonisht e popullarizuar “Flowers” ka arritur 147 milionë transmetime dhe më shumë se 80 mijë shkarkime në gjashtë muajt e parë të vitit 2023.

Kjo e bën atë këngën më të madhe të këtij viti, deri më tani.

Himni i dashurisë për veten e Miley Cyrus është kënga e saj e parë që arrin të pozicionohet në pozitë të parë që prej “Wrecking Ball” të vitit 2014, dhe e njëjta pati një qëndrim 10-javor në numrin 1 në tabelën zyrtare në fillim të këtij viti.

Kënga u përfol se ishte për fundin e martesës së saj me aktorin Liam Hemsworth, pasi ajo publikoi këngën në ditëlindjen e Hemsworth më 10 mars.

Kompania Zyrtare e Listave deklaroi se “Flowers” ka vazhduar të bëhet singulli numër 1 më i gjatë i një artisteje femër në këtë anë të dekadës, duke barazuar performancën epike 10-javore të klasifikimit të këngës “I will always love you” të Whitney Houston dhe “Umbrella” e Rihanna-s.

Kënga “Escapism” e RAYE dhe 070 Shake është shitësi i dytë më i madh i vitit 2023, ndërsa “Kill Bill” i SZA gjendet në vendin e tretë.

Listën prej pesë këngëve më të shitura e përfundojnë kënga e PinkPantheress “Boy’s a Liar” dhe “Anti-hero” nga Taylor Swift.

Vlen të përmendet se si pesë këngët më të shitura të vitit janë të gjitha nga artistet femra – hera e parë që kjo ka ndodhur ndonjëherë në historinë e top-listave.

Për më tepër, ky vit shënon mungesën e Ed Sheeran nga “Top 10”, hera e parë që ndodh që nga viti 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore