Sport

Cila është arsyeja pse Manchester United nuk bëri transferime në janar?


Para fillimit të afatit kalimtar të janarit, të gjithë pritën që Manchester United të bënte disa transferime.

Mirëpo, djajtë e kuq funksionuan vetëm në largime, duke mos sjellur asnjë emër të ri në skuadër.

Largimi i Solskjaer, dhe ardhja e Rangnick, i la të gjithë me idenë që do të ketë ndryshime edhe në përbërjen e djajve, por kjo nuk ndodhi.

Sipas raportimeve të fundit, ka një arsye pas shterpësisë së United gjatë muajit të parë të vitit 2022.

Bëhet fjalë për trajnerin e ri.

Ralf Rangnick

Djajtë e kuq janë të vetëdijshëm që një emër i ri do të ulet në stolin e klubit gjatë verës, andaj ata nuk dëshiruan që të kryejnë transferime në janar që mund të mos i pëlqejnë trajnerit të ri.

Trajneri aktual, Ralf Rangnick, është edhe një tjetër arsye pse kjo gjë ndodhi.

Pas këtij gjashtë mujori, Rangnick do të jetë drejtor sportiv i Manchester United, pra përgjegjës për të gjitha transferimet e klubit.

Ai mendon që klubi mund të funksionojë kështu siç është deri në fund, pastaj gjatë verës do të vlerësohet situata për lojtarët.

Gjatë këtij dimri, United-it iu ofrua Denis Zakaria, që më vonë u transferua te Juventus.

Përveç Zakaria-s, djajve iu është ofruar edje Boubacar Kamara dhe Julian Alvarez, por të dy u refuzuan.

Kjo është edhe arsye pse Donny Van De Beek dhe Anthony Martial, thjesht u huazuan, duke mos u shitur.

United dëshiron që me trajnerin e ri të nis edhe një epokë tjetër, por se cili do të jetë ai, ende nuk dihet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore