Jetesë & Stil

Çiftet e famshme që u njohën në internet


Në gjithë botën, përdorimi rrjeteve sociale është tepër i lartë. Aktualisht numërohen 20 miliardë njerëz që përdorin rrjete sociale, ku 7.86% milion njerëz përdorin aplikacione të ndryshme në  internet, duke shpresuar të gjejnë dashurinë e tyre.

Shpesh herë ka qene i diskutuar fakti nëse është e mundur të gjendet dashuria, në internet. Faktet flasin për po, madje edhe disa nga personazhet e famshëm kanë arritur të gjejnë dashurinë në rrjetet sociale.

Joe Jonas dhe Sophie Turner

Joe Jonas, përjetoi një romancë që filloi në internet. Ai dhe gruaja e tij, ylli i “Game of Thrones”, Sophie Turner, u fejuan në vitin 2017. Por para se të takoheshin, miqtë e përbashkët u përpoqën t’i prezantonin ata me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, por asgjë nuk funksionoi. “Ne po ndiqnim njëri-tjetrin në Instagram dhe ai më dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë, nga hiçi”, ndau Turner. Që atëherë, Jonas dhe Turner kanë mirëpritur vajzën e tyre të parë foshnje, Willa.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Në maj të vitit 2020, këngëtarja e famshme Dua Lipa tha në një intervistë se ajo e startoi lidhjen me Anwar Hadid me disa mesazhe në rrjete sociale. Edhe pse Lipa dhe Hadid ishin takuar më parë, mesazhi që ajo dërgoi në Instagram ishte pikënisja e lidhjes së tyre.

Ricky Martin dhe Jwan Yosef

Ricky Martin, këngëtari i famshëm u takua me burrin e tij, Jwan Yosef, në Instagram. “Unë u njoha me të fejuarin tim në Instagram. Unë jam një koleksionist i arteve, dhe ai është një artist. I shkrova, dhe pastaj po flisnim për 6 muaj pa e dëgjuar zërin e tij”-tha Martin. Më vonë, ata u takuan në Londër dhe që atëherë kanë jetuar të lumtur.

Sarah Paulson dhe Holland Taylor

Sarah Paulson ndau gjatë një interviste se fillimi i marrëdhënis së saj me Holland Taylor nisi në Twitter. Taylor ishte iniciatorja e cila nisi e para mesazhet e më pas filloi romanca.

Brittany Snow dhe Tyler Stanaland

Tyler Stanaland u afrua me Brittany Snow, përmes mediave sociale. “Ne kishim një grup miqsh të përbashkët, dhe ai në fakt më kontaktoi në Instagram”,-ndau Snow. Në vitin 2020, Stanaland dhe Snow u martuan.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore