Jetesë & Stil

Chrissy Teigen kujton ditën e abortit


“Dita e të birit” nuk e gjeti edhe tërësisht mirë modelen amerikane, Chrissy Teigen, e cila me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë një fotografi nga dhoma e një spitali.

Bëhet fjalë pikërisht për ditën kur ajo kishte abortuar foshnjën e saj, që pritej të ishte djalë dhe do të quhej Jack, ndërkohë që imazhit të publikuar ku edhe shihet në lot, e pikëlluar dhe pranë partnerit, John Legend, i ka shtuar edhe një përshkrim emocionues.

Fotografi e publikuar nga Chrissy Teigen në Instagram.

“Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund t’i mbijetoj çdo gjëje, edhe nëse nuk do të doja”.

“Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli”, ka shkruar Teigen.

Kjo la të kuptohet që edhe pse ka kaluar një vit që nga aborti i bujshëm që Teigen kishte, ajo akoma po lufton me dhimbjen prej asaj humbjeje, ani pse e thekson se zbuloi një forcë tek vetja që nuk e dinte se e kishte më parë.

Gjithashtu, pak para se të ndante këtë postim, Teigen, me anë të disa storieve të Instagram-it ka treguar se nuk kishte mundur të flinte për shkak të kujtimit të asaj që po ndodhte një vit më parë.

“Nuk fjeta fare natën e kaluar, siç mund të dëshmojë Gjoni. Isha e sëmurë, duke qarë, ndërsa telefoni më nxori kujtesën e të qenit në spital saktësisht 1 vit më parë, duke humbur fëmijën tonë. Kështu që ndoshta unë jam pak e ndjeshme sot”, ka shkruar ajo.

Chrissy Teigen.

Edhe javë më parë, Teigen, kishte bërë bujë në mediat rozë, ndërsa kishte ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, një moment mjaft “historik” për të, pasi që kishte kaluar ditën e 50-të që prej kur i ka thënë lamtumirë alkoolit.

“Sot është brezi im i kthjelltësisë 50 ditore!”, pati mbishkruar ajo mbi një video të publikuar në Instagram.

Sipas saj, ajo shënoi brezin e saj më të gjatë të maturisë, por ajo nuk është e sigurt nëse nuk do të pijë më, edhe pse e di që pirja “nuk i shërben më në asnjë mënyrë.”

“Nuk argëtohem më shumë, nuk kërcej, nuk relaksohem”, ka shkruar ajo.

“Unë sëmurem, bie në gjumë dhe zgjohem e sëmurë, pasi kam humbur atë që ndoshta ishte një natë argëtuese. Unë u argëtova me të dhe vlerësoj këdo që mund ta shijojë atë me përgjegjësi”, ka përfunduar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore