Jetesë & Stil

Chris Evans konfirmon martesën me aktoren, Alba Baptista


Aktori amerikan, Chris Evans së fundmi ka shpalosur pak detaje rreth pjesës së jetës së tij prapa kamerave.

Aktori i Marvel-it gjatë një paraqitjeje në New York Comic-Con (NYCC), konfirmoi publikisht për herë të parë se së fundmi u martua me aktoren Alba Baptista, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Unë u martova”, tha ylli i Marvel para audiencës, duke shtuar se dasma e tij e fundit ishte “me të vërtetë e mrekullueshme”.

Ai tregoi se ai dhe Baptista kishin dy ceremoni – një në Portugali, prej nga është Baptista dhe një ceremoni tjetër në Bregun Lindor, që thuhet se u zhvillua muajin e kaluar në Cape Cod.

“Ato ishin të mrekullueshme dhe tejet të bukura”, tha ai për ceremonitë e dyfishta, duke shtuar më vonë se që atëherë, ai dhe Baptista “janë relaksuar dhe shijojnë jetën dhe reflektojnë” si të sapomartuar.

Evans pranoi se ndjeu peshën e planifikimit të një dasme, duke bërë shaka, “ishte e mirë”.

“Për ata prej jush që janë të martuar, ju merr shumë, por tani që e kemi kaluar këtë, thjesht po e shijojmë jetën”, tha ai.

Evans dhe Baptista janë të lidhur në mënyrë romantike që nga viti 2021.

Paraqitja e aktorit në NYCC vjen vetëm disa ditë pasi negociatat e kontratës midis SAG-AFTRA dhe studiove dhe transmetuesve kryesorë u pezulluan në mes të grevës në vazhdim.

Sindikata mbështetëse e aktorëve dhe interpretuesve ka qenë në grevë që nga korriku.

Shkrimtarët e Hollywood-it në Shoqatën e Shkrimtarëve të Amerikës, të cilët kishin qenë në grevë, ranë dakord për një kontratë të re me studiot dhe transmetuesit në shtator.

Kontrata e re u ratifikua javën e kaluar, duke vënë në punë mijëra njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore