Sport

Chelsea tentoi ta transferonte Amrabat në orët e fundit të janarit


Pasi shkëlqeu në Kupën e Botës me Marokun, Sofyan Amrabat ishte një nga futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar të janarit.

Shumë skuadra ishin vënë pas tij, në krye me Barcelonën që u përpoq deri në momentet e fundit ta transferonte atë.

Megjithatë, për yllin e Fiorentinas kishte tentim për ta transferuar edhe nga skuadra e Chelsea-t.

Sipas asaj që shkruan “The New York Times”, zyrtarët e klubit nga Londra ishin përpjekur deri në momentet e fundit të afatit kalimtar të janarit ta transferonin mesfushorin maroken.

Megjithatë, te Fiorentina ishin të bindur se ai nuk do të shitej në janar dhe i qëndruan këtij premtimi, edhe kur ofertat erdhën gjatë 48 orëve të fundit të merkatos.

Barcelona u përpoq të merrte Amrabat në huazim me një opsion për të blerë dhe u refuzua, por tani zbulohet se Chelsea gjithashtu kishte negociata me Fiorentina-n për një marrëveshje të ngjashme.

Ishte një çështje tërësisht amerikane, pasi Fiorentina drejtohet nga presidenti Rocco Commisso dhe drejtori Joe Barone, ndërsa Chelsea ka thyer rekorde transferimi nën pronarin e tyre, Todd Boehly.

Në të vërtetë, raporti i “New York Times” sugjeron se ndërsa Chelsea po punonte për transferimin prej 121 milionë eurosh për mesfushorin e Benfica-s, Enzo Fernandez, që Boehly ishte njëkohësisht në telefon duke u përpjekur të merrte Amrabat nga Fiorentina.

Ai ofroi një hua me opsion blerjeje, të ngjashme me propozimin e Barcelonës dhe kur iu tha se ishte thjesht sjellje e papranueshme në ditën e fundit të transferimit, “thirrja dhe negociatat përfunduan papritur”.

Kujtojmë që Chelsea ka shpenzuar mbi 330 milionë euro për tetë lojtarë në afatin kalimtar të janarit, më shumë se të gjitha klubet në Serie A, Bundesliga, Ligue 1 dhe La Liga së bashku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore