Sport

Chelsea ka një plan B për sulmin


Timo Werner-i nuk ka bindur shumë në Londër dhe Roman Abramovich-i është duke kërkuar një tjetër sulmues për ekipin e tij. Erling Haaland-i me siguri nuk transferohet te Chelsea dhe në skenë ka dalë plani B, Andrea Belotti.

Sulmuesi i Torino-s ka disa sezone që tregon nivel të lartë loje. Ai ka kontratë deri në 2022 me klubin dhe një ofertë e kënaqëshme, mund të sillte largimin e parakohshëm të tij nga Torino.

Këtë sezon ai ka realizuar 12 gola dhe gjashtë asistime në 27 ndeshje. Për 27-vjeçarin, mediat italiane raportojnë se Chelsea ka gati 35 milionë euro. Ndërsa pritet edhe largimi i Werner-it, për t’i hapur rrugën italianit. Për gjermanin interesohet Juventus-i.

Për Belotti-n ka disa ekipe që e ndjekin me interes situatën e tij, Manchester United-i, Lyon-i, por sidomos Milan-i me Roma-n, që e shikojnë lojtarin e Kombëtares së Italisë si zëvendësues të njërit nga Zlatan Ibrahimoviç – Edin Dzeko.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore