Sport

Champions League, UEFA do të lejojë edhe tifozerinë mike në stadiume


Tifozët do të jenë në gjendje të udhëtojnë për të parë skuadrat e tyre jashtë fushe në Champions League për këtë sezon, 2021/22. Lajmi i shumëpritur erdhi nga Football Supporters Europe (FSE), një organizatë që mban konsultime të rregullta me institucionet e UEFA.

Deri më tani, Shoqata Evropiane e Futbollit (ECA) i kishte ndaluar të gjithë tifozët e ekipeve jashtë fushe të merrnin pjesë në sfida dhe kompeticione, përfshirë ndeshjet e Champions League, Europa League dhe Conference League.

Muajin e kaluar ishin dy klube të mëdha evropiane si Manchester United dhe Ajax që i kërkuan UEFA, për të rishikuar vendimin, në mënyrë që tifozët të lejohen në ndeshjet jashtë.

Edhe FSE i kishte kërkuar UEFA në muajin gusht që të hiqte kufizimet dhe në ndeshjet e para hapëse të Champions League 2021/22, që do të fillojnë më 14 shtatorë të ketë edhe tifozë miq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore