Sport

Champions League, përcaktohen çiftet cerekfinaliste


UEFA Champions League ka hedhur këtë të premte shortin për të përcaktuar çiftet çerekfinaliste të edicionit 2023-24. Shorti u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” në Nion të Zvicrës.

Tre skuadra nga Spanja, dy nga Anglia dhe Gjermania dhe një nga Franca kanë siguruar vendin e tyre në tetë të fundit të garave të këtij sezoni.

Arsenal, Atletico Madrid, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester City, PSG dhe Real Madrid janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale.

Goglat e shortit vunë përballë në çerekfinale:

Arsenal – Bayern Munich;

Atletico Madrid – Borussia Dortmund;

Real Madrid – Manchester City;

PSG – Barcelona.

Përballjet në gjysmëfinale:

Atletico Madrid/Borussia Dortmund – PSG/Barcelona;

Arsenal/Bayern Munich – Real Madrid/Manchester City.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 9-10 prill, ndërsa ato të kthimit më 16-17 prill. Gjysmëfinalet zhvillohen më 30 prill – 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7-8 maj.

Finalja e Champions League 2023-24 do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës të shtunën më 1 qershor. E njohur si “Shtëpia e Futbollit”, “Wembley” ka pritur shtatë finale të mëparshme të European Cup, më shumë se çdo stadium tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore