Sport

Champions League/ Ajax-i bën detyrën, Inter-i ngec përsëri me Shakhtar-in


Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të së martës në Champions League. Ajax-i ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Besiktas-it. Inter-i nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Shakhtar Donetsk-un.

Ndeshjet u luajtën për llogari të javës së dytë të fazës së grupeve në Champions League.

Në “Johan Cruijff Arena”, Ajax-i vendas triumoi me golat e Steven Berghuis-it dhe Sebastien Haller-it. Golat u shënuan në pjesën e parë, 17’ dhe 43’.

Ajax-i e shikon veten në vendin e parë në Grupin C me gjashtë pikë. Në oren 21:00 do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Borussia Dortmund-it dhe Sporting-ut.

Në ndeshjen e Grupit D, Shakhtar-i vendas ka barazuar pa gola me Inter-in. Ky është barazimi i tretë pa gola në tre përballjet e fundit mes dy ekipeve. Edhe sezonin e kaluar ishin pjesë e të njëjtit grup në Champions League, së bashku dhe me Real Madrid-in.

Me barazimin e arritur, të dy skuadrat marrin pikën e parë në fazën e grupeve. Ndeshjet e para i humbën, përkatësisht Shakhtar-i përballë Sheriff-it dhe Inter-i përballë Real-it.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Real-it dhe Sheriff-it do të luhet duke filluar nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore