Sport

Challandes kandidat për të qenë trajner i Zvicrës


Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Zvicrës, shkruajnë mediat zvicerane.

Sipas asaj që raporton “Nau.ch”, Challandes është kandidati kryesor për të qenë pasuesi i Vladimir Petkoviç, i cili u largua nga stoli helvetik pak ditë më parë, për të marrë drejtimin e klubit francez, Bordaux.

Kështu Federata e Futbollit të Zvicrës, është në kërkim urgjent të një trajneri të ri, i cili në shtator do të ketë punë në kualifikimet e Kupës së Botës.

Challandes mori drejtimin e Kosovës në mars të vitit 2018 dhe që nga ajo kohë, drejtoi Dardanët në 35 takime, prej të cilave 17 janë fitore, shtatë barazime dhe 17 humbje.

Përveç Kosovës, 69-vjeçari zviceran ka drejtuar përfaqësuesen e Armenisë, si dhe disa klube zvicerane si Young Boys, Zurich, Thun, etj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore