Lajme

Çfarë vjen pas vendimit të ICC-së për hetimin e krimeve të luftës në Palestinë


Organizatat palestineze për të drejtat e njeriut e kanë mirëpritur njoftimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për hetimin e krimeve të luftës.

Ato i kanë bërë thirrje kryeprokurores, Fatou Bensouda, që të ndërmarrë veprime të shpejta.

Bensouda më herët  ka etiketuar ushtrinë izraelite dhe grupet e armatosura palestineze, siç është Hamasi, si autorët e mundshëm të krimeve.

Palestinezët nuk mund të përballojnë më krime dhe vuajtje,” tha njëra nga organizatat në një deklaratë.

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammed Shtayyeh, vlerësoi vendimin e ICC si një “fitore për drejtësinë dhe njerëzimin”.

Por, kemi dhe anën tjetër të reagimeve, atë në Izrael. Ky vendim i marrë atje ka shkaktuar shumë zemërim.

“Gjykata injoron krimet e vërteta të luftës dhe përkundrazi persekuton Izraelin, një vend me një regjim të qëndrueshëm demokratik që mban shtetin e së drejtës dhe nuk është anëtar i gjykatës. Me këtë vendim, gjykata dëmtoi të drejtën e kombeve demokratike për të mbrojtur veten nga terrorizmi.”

Një zyrtar i lartë izraelit në Ministrinë e Drejtësisë, theksoi se akoma nuk është hapur një hetim zyrtar dhe se shteti do të mbrojë qytetarët e saj.

Opinion nga Gideon Levy  (kolumnist i Haaretz dhe një anëtar i bordit editorial të gazetës) në lidhje me vendimin e Gjykatës

Çdo izraelitë i mirë duhet të jetë i lumtur për këtë vendim. Pjesa tjetër do të përballet me një pamje krejtësisht tjetër.

Mjaft qytetarë të Izraelit, që punojnë në institucionet politike dhe ushtri, do të fillojnë të djersiten. Do të punësohen avokatë të për t’i mbrojtur. Disa prej tyre do të kenë frikën e arrestimit nëse udhëtojnë jashtë vendit.

Ky po që është një lajm i mirë. Kështu ndoshta ata do të fillojnë të reflektojnë mbi veprimet e tyre. Frika nga ndjekja penale do t’i kufizojë ata në të ardhmen.

Shqetësimi i shprehur pas vendimit, që hetimi i pritur mund të ketë një efekt tronditës në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sepse do të pengonte oficerët nga përfshirja në vendbanimet e Bregut Perëndimor dhe ndoshta do t’i shtynte ata të mendonin dy herë para sulmit tjetër ajror në Gaza, – nuk është frikë, por fillimi i shpresës.

Prova e parë është përgjigja e institucionit politik dhe medias në Izrael ndaj vendimit. Deri më tani ata kanë vërtetuar se – si gjithmonë kur bëhet fjalë për mbështetjen për okupimin – nuk ka asnjë ndryshim midis të majtës dhe të djathtës, dhe asnjë gjë të tillë si media e drejtë dhe e guximshme.

Izraeli është bashkuar për të luajtur viktimën dhe për të sulmuar, gjërat që i pëlqen të bëjë mbi të gjitha. Në vend që t’i nënshtrohet gjykatës, duke e falënderuar atë për kërkimin e së vërtetës – në fund të fundit, Izraeli nuk ka asgjë për të fshehur – dhe duke njoftuar se do të bashkëpunojë me hetimin, shpërtheu një lumë britmash, ankesash dhe kërcënimesh.

Intervista e Gideon Levy-t është përshtatur për Haaretz nga AlbanianPost

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore