Përballje

Çfarë nëse Palermo nuk do të shiste yjet?


Jo shumë kohë më parë, Palermo u duk se po i drejtohej majave të futbollit italian, për t’u bërë një nga skuadrat më të rëndësishme të elitës së futbollit italian.

Periudhat më të suksesshme në historinë e klubit, ndodhën vetëm një dekadë më parë.

Menjëherë pas ngjitjes në ligë, Palermo përfundoi në ‘top 6’ për tri vite me radhë, duke sjellur futbollin Evropian për herë të parë në histori në ‘Renzo Barbera’.

Tani, të paktën teknikisht, ata nu ekzistojnë më.

Palermo në vitin 2019 u nda, pasi u përjashtua nga Serie B kur kishte parregullsi financiare.

Por, një klub i njëjtë – SSD Palermo, u krijua dhe tani merr pjesë në Serie C, pasi që siguroi kualifikimin në sezonin 2019/’20.

Deri sa ekipi kishte sukses të jashtëzakonshëm në momentin më të mirë, edhe kualiteti i futbollistëve që ishin pjesë e skuadrës, ishte po ashtu i lartë.

Me suksesin e tyre, Palermo u bë një skuadër e respektuar në mbarë Evropën.

Fillimisht, ata kishin sukses në zevëndësimin e futbollistëve duke nënshkruar me futbollistë të rinjë. Por, eventualisht, pas disa kohësh, taktika e tyre e transferimeve dështoi dhe tani janë aty ku janë sot.

Por, çfarë nëse klubi do të arrinte t’i mbante yjet. Me siguri ata do të arrinin të luftonin për titullin në Serie A, duke përfituar edhe të gjitha shpërblimet që vijnë me to.

Më poshtë, një 11-she e mundur e Palermo-s nëse yjet e tyre nuk do të largoheshin asnjëherë.

Portier: Salvatore Sirigu

Mbrojtje: Andrea Barzagli, Kamil Glik, Simon Kjaer

Mesfushë: Matteo Darmian, Javier Pastore, Franco Vazquez, Josip Ilicic

Sulmues: Paulo Dybala, Edinson Cavani, Andre Belotti

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore