Jetesë & Stil

Çfarë mësimi marrin prindërit nga fëmijët?


Prindërit mundohen të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Por ndonjëherë nxitojnë t’i rrisin e t’i bëjnë të përsosur para kohe. Si të tillë, ne ju japim mend për gjithçka, si të sillen, si të veprojnë në çdo situatë.

Por a janë të rriturit kaq perfektë? A është vërtet e mirë ajo që u mësojmë?

Ne ju themi të bindur se janë të vegjlit tanë që me pafajësinë e tyre na mësojnë shumë. Ndaj disa prej tyre do ua kujtojmë më poshtë.

Ndjehuni të lirë

Fëmijët vrapojnë, kërcejnë, bërtasin dhe këndojnë, pavarësisht ku janë dhe si janë. Ata ndihen të lirë ta bëjnë këtë dhe nuk e mendojnë shumë gjatë. Nuk ka rëndësi për ta se kush është pranë tyre. Ndjenja e turpit, shpeshherë na bën të mos jemi vetvetja apo të mbajmë brenda vetes shumë ndjenja, të cilat më pas mund të shkaktojnë ankth dhe stres. Nuk do të ishte mirë që dhe ne të mos i mendojmë gjërat aq gjatë?

Një jetë pa barriera

Të rriturit vendosin rregulla, kufij, kanë norma dhe vlera. Fëmijët nuk i kanë këto. Një fëmijë nuk e merr asgjë si të mirëqenë. Është për tu pasur zili apo jo, teksa ne si prindër vazhdojmë e bëjmë gjerat që nuk dëshirojmë.

Ndershmëri

Kur të rriturit thonë diçka, shpeshherë nuk jemi të sigurt nëse ajo është e vërteta. Ndërsa fëmijët e vegjël, gjithmonë guxojnë të thonë të vërtetën. E mendoni dot një botë me ndershmërinë e një fëmije?!

Koha nuk është flori

Fëmijët e vegjël nuk janë ende të njohur me konceptin kohë. Ndërsa të rriturit duhet të kuptojnë që duke vrapuar pas kohës, humbasin shumë gjëra në jetë. Në disa momenti duhet të ecni me hapin e fëmijës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore