Stil

Çfarë duhet të bëni kur era dhe i ftohti e than lëkurën tuaj?


Ilustrim

Nëse keni lëkurë të thatë dhe moti është i ftohtë, larja e vazhdueshme e duarve mund t’ju “çmendë” – lëkura e duarve nuk mund të qetësohet dhe ushqehet kurrë sa duhet, ajo shtrihet vazhdimisht deri në plasaritje.

Dhe ata që nuk kanë lëkurë të thatë gjatë kohës që fryn era dhe dimri fillon, duhet t’i kushtojnë më shumë kujdes lëkurës së tyre.

Të gjithë ata që kanë lëkurë të thatë duhet të respektojnë momentin e saktë të aplikimit të kremit hidratues, në mënyrë që të kenë efektin më të mirë.

Fillimisht, lani duart me sapun të butë dhe fërkojini aq gjatë, në mënyrë që të mos keni nevojë të përdorni kimikate të forta me alkool që thajnë më tej lëkurën.

Pasi të keni mbaruar larjen, i shpëlani me ujë të vakët dhe më pas keni saktësisht dy minuta kohë për të aplikuar kremin, e njëjta gjë vlen edhe për fytyrën.

Pse dy minuta?

Pasi që kjo është periudha perfekte kur lëkura do të thithë lagështinë nga larja e duarve dhe më pas kremi do ta “kapë” atë dhe nuk do të lejojë që lëkura të thahet më tej.

Nëse prisni shumë pas larjes, ju humbisni momentin “e artë” kur lëkura është ende nën ndikimin e ujit. Sapo uji të avullojë, lëkura do të jetë më e thatë se zakonisht.

Dhe nëse përdorni ujë të nxehtë për pastrim, llogarisni në lëkurë edhe më të thatë dhe të irrituar.

Duke qenë se moti i ftohtë dhe larja e shpeshtë largojnë edhe barrierën mbrojtëse të lëkurës, yndyrat e mira në sipërfaqen e saj, zgjidhni një krem që përmban yndyrna natyrale.

Kremi i duhur do të ushqejë thellësisht lëkurën dhe do të nxisë formimin e baktereve të mira në sipërfaqen e saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore