Pajisje

CEO i Intel thotë se mungesa e çipeve do të vazhdojë deri në 2024


Mungesa globale e çipave do të zgjaste të paktën deri në vitin 2023, CEO i Intel, Pat Gelsinger tani po sugjeron se mund të jetë 2024.

Disa industri janë goditur më keq se të tjerat. Në fakt, çipat e vetë Intel-it po ecin mjaft mirë. “Për herë të parë në vite, fabrikat e Intel dhe furnizimi ynë i substratit janë afër përmbushjes së kërkesës së klientëve tanë,” tha Gelsinger.

Kur Gelsinger thotë se mungesa do të vazhdoj në vitin 2024, ai pjesërisht po flet për aftësinë e industrisë për të përmbushur kërkesën për produkte të reja që po ndërtohen në linja të reja, jo vetëm ato ekzistuese. “Ne presim që industria do të vazhdojë të shohë sfida të paktën deri në vitin 2024″ tha ai në thirrjen e djeshme.

E thënë ndryshe, CPU-të, GPU-të dhe konsolat e lojërave ishin disa nga artikujt më të goditur nga mungesat, por duket se oferta dhe kërkesa tashmë kanë filluar të barazohen atje. Por shitësit e çipave janë ende në mes të një mungese të konsiderueshme të çipave: Gelsinger e quajti ethernetin si një “kufizim të furnizimit të ekosistemit” veçanërisht të vështirë që ka ngadalësuar dërgesat e PC. 
 
Intel është një nga kompanitë që investon shumë në linja të reja prodhimi, meqë ra fjala, duke ndërtuar fabrika të reja në Ohio, Arizona dhe Gjermani. Fabrikat e para të reja në Chandler, Arizona, nuk janë planifikuar të hapen deri në vitin 2024. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore