Lajme

Çeku: Janë ndarë 5.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore


Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një konferencë për media

Hajrulla Çeku, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të martën e 28 dhjetorit, ka mbajtur konferencë për media për raportin e fundvitit dhe planet për vitin 2022.

Në këtë konferencë, ai ka deklaruar se janë ndarë gjithsej 5.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Për vitin 2022, kemi planifikuar 5.4 milionë për mbrojtjen e trashëgimisë”, është shprehur ai.

Tutje ka shtuar se kanë identifikuar 200 monumente të trashëgimisë që janë në rrezik të shkatërrimit.

“200 monumente në rrezik. Po restaurojmë shumë objekte në gjithë vendin. Sot kemi dorëzuar 54 për mbrojtje të përhershme”.

Ndërsa për kompleksin “Adem Jashari”, ai tha se do të fillohen punimet emergjente.

“Kompleksi Adem Jashari, këto ditë nisin punimet emergjente, vitin e ardhshëm do të hapim konkurs ndërkombëtar për master-planin”, është shprehur ai.

Kompleksi Adem Jashari

Ndërkaq për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, Ceku ka thënë se me Shqipërinë kanë arritur marrëveshje, dhe gjithashtu janë ndarë 913 mijë euro për OJQ për mbrojtjen e trashëgimisë.

Kurse, për kthimin e artefakteve në Kosovë, ai ka thënë se “kemi marrë nismë për kthimin e artefakteve. Kemi siguruar hapësirë për baletin, filarmoninë. 3.8 milionë euro përkrahje për artistët”.

Ai ka deklaruar se do të shtohen kapacitet për prodhimin e filmave në mënyrë që kjo industri të kthehet në mundësi për investime.

“Filmin do ta kthejmë në mundësi investimi, do të kemi ligj të veçantë. Vitin tjetër teatri për operën, jemi në procedura për objektin”, është shprehur Çeku.

Lidhur me Ligjin për trashëgimi kulturore ai është shprehur se ai po bllokohet nga partitë politike.  Po ashtu sqaroi se me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ai tha se do të diskutojnë lidhur me ndërtimin e objektit të Operës së Baletit.

“Caktimi i lokacionit për ndërtimin e Operës dhe Baletit do të bëhet në koordinim me kryetarin”.

Për renovimin e Kalasë së Novobërdës, ai tha se kompania është nga Serbia dhe për këtë arsye nuk është  ndërmarrë asgjë.

“Kompania përgjegjës për ndërtimin e Kalasë së Novobërdës është nga Serbia edhe për këtë arsye Evropa-Nostra nuk ka ndërmarrë asgjë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore