Sport

Castillejo, pranë rikthimit në Spanjë


Samu Castillejo pritet që të rikthehet në Spanjë këtë merkato. Ish-lojtari i Villareal-it dhe Malaga-s, kësaj here do të transferohet te Getafe.

26-vjeçari është vetëm një hap larg mbylljes me sukses të marrëveshjes me skuadrën e drejtuar nga Michel Gonzalez-i.

Mungesa e minutazhit në lojë ka bërë të mundur që Castillejo të kërkojë largimin nga Milan-i dhe të rikthhet në La Liga.

Në tre sezone me Milan-in, Castillejo ka arritur të luajë 108 ndeshje të shpërndara në 5 mijë e 284 minuta, që përbëjnë diçka më shumë se 58 ndeshje të plota.

Spanjolli me fanellën kuq e zi ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 13 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore