Futboll

Capello: Interi tashmë e ka fituar titullin


Inter nuk ndalet më, mund Torino-n 2-1 dhe regjistron fitoren e tetë radhazi. Ziblutë fluturojnë +9 pikë Milan-it, që u mund në shtëpi nga Napoli, me golin e ish interistit të huazuar tek Napol-i, Matteo Politano; dhe +10 nga Juve-es, që kanë një ndeshje mangut, kundër Napolit.

Fabio Capello, për Sky Calcio Club ka folur për suksesin e rendësishëm të Inter-it kundër Torino-s dhe në lidhje me luftën për titull komenton:

“Çfarë mendon Conte pas humbjes së Milan-it? E them që prej dy javësh që Inter ka fituar kampionatin, e thashë qqë kur Milan humbi me Spezia-n dhe këtë e rikonfirmoj. Lautaro ka më shumë cilësi se Lukaku. Njëri lëviz mirë, është i shkathët, ka teknikë; tjetri është i fortë dhe i fuqishëm por vuan nëse gjendet në një duel të së njejtës peshë. Ndeshja me Atalanta-n tregoi që nëse ndalon Hakimi-n dhe Barela-n ndalon shumë nga Inter-i. Edhe sot më duket se ka ndodhur pikërisht kjo.

Duhet komplimentuar Conte që ka kuptuar që nuk duhet të shtynte shumë përpara, është inteligjent. Conte vitin e shkuar doli i dyti. Tani është viti i dytë me Inter-in dhe e njeh mirë skuadrën dhe ambjentin. Një vit më shumë në të njejtën skuadër do të thotë shumë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore