Auto

Call Of Duty ka filluar të përdorë AI


Call of Duty ka filluar të shfrytëzojë AI për të ‘dëgjuar’ gjuhën e urrejtjes gjatë ndeshjeve online.

Prodhuesi i lojës, Activision, ka njoftuar se ata po përdorin një mjet të bazuar në teknologjinë e inteligjencës artificiale, i quajtur ToxMod, për të identifikuar dhe luftuar gjuhën diskriminuese dhe ngacmimet në kohë reale në lojë.

Ky mjet është zhvilluar nga kompania Modulate dhe është implementuar në platformën e Call of Duty.

Michael Vance shprehu se ky hap do të ndihmojë që loja të kthehet në një përvojë argëtuese, të drejtë dhe mikpritëse për të gjithë lojtarët.

Call of Duty®: Modern Warfare 2 Season 05 | FPS Multiplayer Game 2023

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore