Sport

Bundesliga, koha për Leipzig-un


Edhe Bundesliga, si tre nga katër ligat elitare tjera, ka nisur garat për sezonin 2021/’22.

Kampionët në fuçi të Bayern Munich, e nisën me hap të gabuar, duke u ndalur në barazim në fushën e Borussia Monchengladbach.

Gabimin e tyre menjëherë e shfrytëzoi Borussia Dortmund, që bindi duke fituar me rezultat të thellë 5-2 përballë Eintracht Frankfurt.

Të njëjtën do të synojë ta bëjë edhe RB Leipzig, që sot zhvillon ndeshjen e saj.

Skuadra e amerikanit e Marsch Jesse, rrugën e tyre e nis si mysafire e Mainz.

Me fillim në orën 15:30, ata vizitojnë “Mawa Arena”, në mungesë të Halstenberg, Henrichs dhe Saracchi.

Vetëm Onisiwo është mungesë te Mainz.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në orën 17:30, me Koln-in që pret kryeqytetasit e Hertha Berlin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore