Sport

Brozovic do të bashkohet me Ronaldo-n te Al-Nassr


Klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr, ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje me Inter-in për mesfushorin e tyre Marcelo Brozovic dhe janë gati të finalizojnë transferimin, detajon gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Mesfushori kroat ka qenë një pjesë thelbësore e skuadrës së Simone Inzaghi-t në kryeqytetin e Lombardisë dhe u shfaq dukshëm këtë sezon, duke luajtur nw 40 ndeshje nw tw gjitha garat, duke përfshirë 90 minutat e plota të finales së Ligës së Kampionëve.

Pozicioni delikat financiar i Inter-it do të thotë se ata duhet të shesin disa lojtarë këtë verë për t’u dhënë atyre burimet e nevojshme për të sjellë përforcime dhe një nga lojtarët që do të shohë derën është Brozovic.

Di Marzio detajon se si Al-Nassr ka rënë dakord t’i paguajë Inter-it rreth 23 milionë euro për Brozovic, i cili pritet të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me vlerë rreth 20 milionë euro në sezon.

Mesfushori kroat, i cili fillimisht iu bashkua zikaltwrve në janar 2015 nga Dinamo Zagreb, bëri 330 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke shënuar 31 gola dhe duke dhënë 43 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore