Përballje

Broja realizon tjetër gol për Southampton-in


Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, po kalon momente shumë të mira me ekipin e tij, Southampton.

Sulmuesi shqiptar e ka gjetur golin edhe në ndeshjen ndaj Crystal Palace-s, që ishte i katërti për të në këtë sezon.

Ëilfried Zaha hapi serinë e golave fillimisht për vendasit që në minutën e dytë, pastaj James Ward-Prowse barazoi shifrat në minutën e 32-të të ndeshjes.

Dhe, katër minuta më vonë, ishte momenti i Brojës, që me një goditje nga 20 metra distancë, shënoi golin e epërsisë për Southampton-in.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e miqve, derisa në të dytën, Crystal Palace barazoi shifrat me golin e realizuar nga Jordan Ayew.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundimin e ndeshjes, derisa Broja u zëvendësua në minutën e 70-të.

Me këtë barazim, Southampton mbetet në pozitën e 15-të në tabelë, me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa Crystal Palace gjendet tri pozita më lartë, me 20 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore