Jetesë & Stil

Britney Spears dëshiron të ketë fëmijë, kërkon liri nga konservatori


Ylli i muzikës pop, Britney Spears, ka thënë se dëshiron të martohet dhe të ketë një fëmijë tjetër por të qenit nën kujdestari konservatore, nuk e lejon atë ta bëj një gjë të tillë.

Spears, kërkon  që ajo të marrë kontrollin e lindjeve që aktualisht është kundër vullnetit të saj.

“Unë dua të bëj marrëveshjen e vërtetë. Unë dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem një fëmijë. Më thanë tani nën konservator, nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë” tha ajo gjatë një deklarate në Gjykatën Superiore të Los Angeles.

“Tani kam një [IUD] brenda vetes që të mos mbetem shtatzënë. Doja të nxirrja [IUD] në mënyrë që të filloja të përpiqesha të kisha një fëmijë tjetër por kjo e ashtuquajtur ekip nuk do të më linte të shkoja te mjeku për ta marrë sepse nuk duan që unë të kem fëmijë”, ka shtuar Britney.

Ylli i hitit “Toxic”, ka qenë nën një konservator për 13 vitet e fundit pas një kolapsi publik mes divorcit të saj nga Keven Federline.

Ajo po ashtu i tha një gjykatësi se ajo dëshiron të jetë e lirë, duke thënë se marrëveshja bën “më shumë dëm sesa dobi”.

“Jam lodhur duke u ndjerë vetëm. Unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush duke pasur një fëmijë, një familje, ndonjë nga ato gjëra, dhe më shumë”, shtoi ajo.

Madje, një porosi këngëtarja e kishte edhe për të atin e saj, me të cilin është në betejë gjyqësore për vite me radhë.

“Ti je person toksik, mjaft më me këto gjëra edhe unë meritoj të kem një jetë”, u shpreh Spears.

Ndryshe, Spears ka dy fëmijë, Sean Preston dhe Jayden James, me Federline dhe tash e disa vjet është në lidhje me të dashurin e saj, Sam Asghari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore