Lajme

Britania Madhe/ Rriten eksportet nga BE-ja


Tregtia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian u rikuperua pjesërisht gjatë muajit shkurt. Kjo erdhi pas një rënie të madhe pas Brexit-it, në janar.

Shifrat zyrtare tregojnë se eksportet në BE u rritën deri në 46.6%, megjithëse kjo erdhi pas rënies në muajin janarit sepse firmat patën vështirësi me rregullat e reja të tregtisë.

Shifra të tjera nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) treguan se ekonomia e MB u rrit me 0.4% në shkurt.

Sidoqoftë, ONS tha se ekonomia ishte akoma 7.8% më e ulët ajo e një viti më parë, para se të godiste pandemia.

“Ekonomia tregoi një farë përmirësimi në shkurt pas rënies së madhe të parë në fillim të vitit, por mbetet rreth 8% nën nivelin e saj para-pandemik,” tha një zëdhënës i ONS-it.

“Eksportet në BE u rikuperuan ndjeshëm në janari, megjithëse mbeten ende nën nivelet e vitit 2020. Sidoqoftë, importet nga BE ende nuk janë në nivelin e dëshirueshëm sepse një numër çështjesh po pengojnë tregtinë”.

Sarah Hewin, nga Standard Chartered Bank, tha për programin “Today” të medias BBC, se perspektiva për ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar po përmirësohej.

“Besimi duket se po rritet ndërsa vaksinimet po shtohen. Ne e dimë që familjet i kanë ruajtur kursimet e tyre në shumë raste gjatë bllokimeve. Ndërsa masat po lehtësohen, njerëzit do të jenë në gjendje të dalin dhe t’i shpenzojnë ato kursime. Kjo do të jetë e madhe nxitje në ekonomi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore