Lajme

Britania akuzon Kinën për ofrimin e ndihmës vdekjeprurëse për Rusinë


“Mund të zbuloj se ne kemi prova që Rusia dhe Kina po bashkëpunojnë për pajisjet luftarake për përdorim në Ukrainë”.

Kështu është shprehur ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, teksa ka akuzuar Pekinin për ofrimin ose përgatitjen për t’i ofruar Rusisë ndihmë vdekjeprurëse për t’u përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Gjatë një konference të mbrojtjes në Londër, Shapps ka sqaruar se shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike kanë prova se “ndihma vdekjeprurëse po vjen ose do të vijë nga Kina në Rusi”.

Kina do të përpiqet të paraqesë veten si një “ndikim moderator” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, edhe nëse në realitet të dy vendet kanë zhvilluar një “marrëdhënie më të thellë” do të kalojnë vijën e kuqe të furnizimit me armë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore