Sport

Brignone fiton Super-G në dhe barazon rekordin e legjendës Deborah Compagnoni


Federica Brignone ka fituar Super-G të Val di Fassa, e vlefshme për kupën botërore të skive alpine për femra. Performancë e shkëlqyer e skiatores italiane, e 16-ta në karrierë, një rekord i barabartë me një legjendë si Deborah Compagnoni.

Federica, e cila e kapi finishin me kohën 1’14”61, kompensoi me këtë fitore zhgënjimin e saj në Kampionatin Botëror në Cortina, nga ku u kthye në shtëpi pa asnjë medalje: për të suksesi i parë i sezonit dhe podiumi i pestë i 2021 (i 44-ti në total) .

Në pistën La Volata në Passo San Pellegrino, italiania i parapriu skiatores më në formë të momentit, Lara Gut-Behrami, e cila pas dy sukseseve rresht në zbritje të Premten dhe të Shtunën, është e kënaqur me vendin e dytë (+ 0 ” 59), mbasi mori pikë të dobishme për të fituar kupën e specialitetit, kur ka mbetur edhe një provë tjetër. Podiumi u kompletua nga zvicerania tjetër, Corinne Suter (+ 0 ” 72).

Në fakt gara u kushtëzua nga dy rrëzime të këqija: norvegjezia Kajsa Vickhoff  Lie dhe austriakja Rosina Schneeberger, të dyja të transportuara në spital me helikopter. Kupa e Botës do të rikthehet përsëri për finalet e Lenzerheide, të planifikuara për në mes të marsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore