Përballje

Brighton befason Liverpool-in në frymën e fundit, e eliminon nga FA CUP


Ndeshja e FA Cup mes Brighton-it dhe Liverpool-it ishte dramatike dhe përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Dueli ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi që nuk i shfrytëzuan.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga radhët e Liverpool, ku epërsinë ia dha Harvey Elliott në minutën e 30-të.

Pas vetëm nëntë minutave, kapiteni i Brighton, Lewis Dunk shënoi golin e barazimit.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte plotësisht e dominuar nga Brighton, që e kishin të vështirë ta gjenin golin.

Por, pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e dytë të shtesës, japonezi, Kaoru Mitoma shënoi golin e fitores për Brighton.

Deri më tani, pavarësisht transferimeve të shumta, Liverpool kanë kaluar një formë shumë të dobët këtë sezon, të cilët radhiten në pozitën e nëntë në Premier League, dhe janë eliminuar nga FA CUP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore