Lajme

Breshër i madh në qytetin e Gjakovës


Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e verës, reshjet e shiut dhe breshrit janë kthyer sërish.

Pas temperaturave të larta, qyteti e Gjakovës, të premten pasdite është përfshi nga një breshër i madh i përcjell edhe me shi.

Freskia nuk ka munguar as në qytetin e Prishtinës pasditen e së premtes.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat do ta përfshijnë vendin në dy ditët e ardhshme përkatësisht vikendin e kësaj jave.

Temperaturat më të ulëta pritet të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh në tërë territorin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore