Sport

Brentford ofertë për Eriksen, danezi afër rikthimit në Premier League


Brentford dhe Eriksen kanë filluar bisedimet më të papritura të kësaj merkato dimërore.

Eriksen-it, që nuk ka luajtur qysh nga ndeshja përballë Finlandës kur edhe pësoi arrest kardiak, tani është një futbollist pa skuadër.

Danezi ndërpreu kontratën me Inter-in për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por duket se tani ai do të kthehet te futbolli i luajtur.

Brentford ka bërë ofertë për Eriksen dhe ka arritur të futet në kontakt me vet futbollistin.

Eriksen arriti marrëveshje muajin e kaluar me Inter që të ndërpresin kontratën, por tani futbollisti është i vendosur që të vazhdojë karrierën e tij në futboll.

29-vjeçari po shqyrton mundësitë e tij, dhe Brentford mund të jetë mirë një klub i cili e rikthen atë në nivelin më të lartë.

Edhe pse ende asgjë nuk është e sigurt, bletët besojnë që do të marrin së shpejti përgjigje nga danezi.

Brentford i ka ofruar 29-vjeçarit kontratë afatshkurte, deri në fund të sezonit.

Eriksen momentalisht po jeton në Itali dhe po stërvitet me FC Chiasso, një skuadër e ligës së tretë të Zvicrës që po kryen stërvitjet në Itali.

Së shpejti pritet që të ketë oferta tjera përveç Brentford, por këta të fundit duken skuadra më serioze në ndjekje të Christian Eriksen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore